DETAJE/ Tepelenë, 32-vjeçari vrau veten, humbi në “biznesin” e kanabisit

DETAJE/ Tepelenë, 32-vjeçari vrau veten, humbi në “biznesin” e kanabisit

67
0
Shares

Grupi hetimor në Policinë e Tepelenës konfirmoi dje se Festim Kanushaj është vetëvrarë me armën e zjarrit, të cilën e mbante pa leje.
Përfundimi ka ardhur pas 24 orësh bazuar mbi provat në terren dhe analizat balistike në armën e zjarrit dhe në trupin e kufomës. Mendohet se qitja në trupin e tij është bërë në mënyrë të vullnetshme, pasi Kanushaj ka drejtuar pushkën në drejtim të kraharorit dhe distanca mes tytës së armës e trupit ka qenë jo më shumë se 1 centimetër.
Kjo është vërtetuar falë ekspertizës mjekoligjore që është kryer në trupin e 32-vjeçarit Kanushaj me kërkesë të grupit hetimor. Familjarët e të ndjerit, një ditë më parë, patën deklaruar se njeriun e tyre e kishin gjetur të mbytur në gjak, pasi kanë dëgjuar një të shtënë të vetme që ka ardhur nga pjesa e prapme e shtëpisë në fshatin Zhapokikë.
Menjëherë ata kanë shkuar të shikonin se çfarë kishte ndodhur dhe kanë parë familjarin e tyre të shtrirë përtokë të goditur me armë zjarri.
Ata janë pyetur nga oficerët e Policisë Gjyqësore në Policinë e Gjirokastrës ku kanë dhënë dëshminë e tyre rreth ngjarjes në fjalë. Një prej pistave që po heton organi i akuzës në Gjirokastër është se vetëvrasja ka ndodhur për arsye se viktima kishte shpenzuar 10 mijë euro për kultivimin e kanabisit në zonën e Luftinjës, e cila njihet si një ndër lokacionet me më tepër kultivime në rrethin e Tepelenës e rrjedhimisht edhe të Qarkut të Gjirokastrës.
Policia e Gjirokastrës gjatë javëve të fundit shkatërroi edhe disa të mbjella në Zhapokikë, ku disa prej të cilave mendohet se kanë qenë pronë e Kanushajt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY