Përfundon procesi i rinumërimit të 11 kutive, konstatohen parregullësi: Kaubojsit i “kanë...

Përfundon procesi i rinumërimit të 11 kutive, konstatohen parregullësi: Kaubojsit i “kanë vjedhur” votat

217
0
Shares

KQZ ka përfunduar me rinumërimin e votave në 11 kutitë me kërkesë të Ndocajt. Mësohet se ka rezultuar një proces farsë ai i rinumërimit të 11 kutive të votimit, ku u konstatua vetëm një votë e numëruar gabim.

Vota i përkiste Eduard Ndocajt, ndërkohë që i ishte kaluar kandidatit fitues nga PS Pjerin Ndreu. Në Qendrën e Votimi 0714/1, Eduart Ndocaj ka marrë 14 vota, nga rinumërimi doli 15 vota.

Në Qendrën e Votimit 0705 rezultonte se Ndocaj kishte marrë 2 vota, sipas rinumërimit ai ka marrë 5 vota.

Rezultati u miratua me 4 vota pro dhe një kundër të kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri. Hapja e kutive u vendos gjatë mbledhjes së djeshme, pas kërkesës së Partia Konservatore Albania, e cila përfaqësohej në Lezhë nga Ndocaj.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY