U mbush kupa! Deputeti braktis mbledhjen: Paskan bërë mirë ata që janë...

U mbush kupa! Deputeti braktis mbledhjen: Paskan bërë mirë ata që janë larguar nga parlamenti…

400
0
Shares

Edhe deputetëve të “opozitës parlamentare” u ka ardhur në majë të hundës me socialistet. Deputeti i dalë nga listat e PD-së dhe njëherësh kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi, ka braktisur mbledhjen e komisionit të ligjeve pas përplasjes verbale me ligjvënës së PS-së. Alimadhi u largua nga mbledhja ne mënyrë demonstrative.

Alimadhi ka kërkuar të njihet me materialet e rregullores së Kuvendit, por kërkesa është injoruar nga kryetari Ulsi Manja, i cili është mbështetur dhe nga socialistët e tjerë.“S’kemi kohë të shikojmë pas, do ecim para”, tha Manja.

Në replikë, Alimadhi u shpreh: “Paskan bërë mirë ata që janë larguar nga parlamenti, ju nuk pranoni asnjë propozim, u jap të drejtë atyre”.

Në rend të ditës së Komisionit të Ligjeve këtë të premte është vazhdimi i shqyrtimit nen për nen të projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe shqyrtimi dhe miratimi i projekt-rezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike mbi gjendjen në shërbimin civil, për vitin 2018”. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY