FOTO & VIDEO FAKT/ Spiropali mbrëmë shijoi sulmin me salcë ndaj Nikollas,...

FOTO & VIDEO FAKT/ Spiropali mbrëmë shijoi sulmin me salcë ndaj Nikollas, sot në “Facebook” bën të revoltuarën

64
0
Shares

Më shumë se me “dy fytyra” mund të etiketohet sjellja “e shtirur” e Elisa Spiropalit.
Sekretarja për Rininë në PS, Elisa Spiropali, e cila ishte mbrëmë ishte personi më i afërt fizikisht, në krah të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, kishte gjithë mundësinë të reagonte ndaj sulmit me salcë të studentes Mirela Ruko.
Por, Elisa Spiropali nuk demonstroi as përpjekjen më të vogël për të reaguar… Jo vetëm kaq, por në video ajo shfaqet duke “e shijuar” plotësisht këtë sulm…, ndërsa shmanget për të mos i rënë ndonjë pikë salcë në rrobat e saj.
Por sot, Elisa Spiropali ka zgjedhur të bëjë të revoltuarën…, sigurisht duke ju bashkëngjitur “mbrojtësve” të Lindita Nikollas…, nga “Facebook”.
Në një postim në faqen e saj në rrjetin social, Elisa Spiropali shkruan se as në Kanun nuk i zihej pritë një gruaja, e quan veprimin e studentes dhunë të pastër, prej kamikazeje. Ajo shkon edhe më tej…, kur “me guxim”, prej të marri, për të mos thënë prej budallai, akuzon për këtë sulm Sali Berishën, si antishtet, antikanun, antiligj për mbështetjen që i dha këtij veprimi. DRONI.al

 
Postimi i plotë i Elisa Spiropalit në “Facebook”

AS NE KANUN NUK LEJOHEJ T’I ZIJE PRITË NJË GRUAJE


esIsha e pranishme dhe s’jam ndjerë kurrë më keq! Kjo nuk është as shaka, as protestë, po quhet dhunë. Një dhunë e pashembullt prej njerëzish të pabesë që zënë pritë dhe qëllojnë pas shpine, ndërkohe që as në Kanun nuk lejohej t’i bëje pritë një gruaje!
Dhe nëse ajo vajza që qëlloi Linditën si një kamikaze që nuk i përket asnjë feje, asnjë krahine, asnjë ideje, po vetëm një celule që e përdori për show, mund të falet, se është një e mjerë që s’di se ç’bën, edhe më e pështirë është mbështetja që një burrë zamani, malësor antishtet, antiligj dhe antikanun, njëfarë Sali Berisha, i bën një pafytyrësie të tillë!
Kjo është për fat të keq opozita që kemi, një çetë njerëzish të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara!

Për më shumë mund të ndiqni edhe videon …

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY