Abuzimi me pushtetin, Donad Trump “zhvesh” nga disa “të drejta” bashkëpunëtorët e...

Abuzimi me pushtetin, Donad Trump “zhvesh” nga disa “të drejta” bashkëpunëtorët e tij të ardhshëm

59
0
Shares

Donald Trump ka vendosur një rregull të ashpër për të gjithë njerëzit që do të zgjidhen të qëndrojnë pranë tij në presidencën e ardhshme amerikane, përfshirë edhe ekipin e tranzicionit tashmë të zgjedhur prej tij.
Zëdhënësi i Trump, Sean Spicer, tha se asnjë anëtar i stafit të tij apo kabinetit të ardhshëm nuk do të lejohet të mbajë kontakt për grupet lobiste industriale dhe nuk do të lejohet të lobojë për asnjë grup edhe për pesë vite, pasi të jetë shkëputur nga ekipi presidencial i Trump.
Njerëzit e tij të besuar duhet të shkëpusin çdo lidhje me lobistët industrialë, nëse do të duan të punojnë në administratën Trump.
Asnjë këshilltar tranzicioni apo zyrtar i ardhshëm nuk do të lejohet të jetë lobist i regjistruar federal apo shtetëror. Spicer i përshkroi masat si ndihmëse për të siguruar se njerëzit nuk do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin në qeveri për të pasuruar veten. Ekipi i Trump nuk shpjegoi se si do të zbatohet kjo masë ndalimi.
Trump gjithashtu dëshiron të zgjerojë përkufizimin e termit lobit, në mënyrë që të mbyllë të gjitha defektet që ish-zyrtarët e qeverisë përdorin, duke e etiketuar veten konsulentë dhe këshilltarë, kur të gjithë e dinë se ata janë lobistë, sipas Spicer.
Lideri i shumicës në senat, Mitch McConnell, nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me ndalimin e lobimit. Kur u pyet nga gazetarët, McConnell tha se shpreson “adresim të shqetësimeve reale të popullit amerikan”, duke devijuar përgjigjen.
Megjithatë, plani është kritikuar nga ekspertët, të cilët besojnë se kjo do të ndikojë seriozisht në mundësitë që Trump të marrë një ekip të aftë.
“Do të ketë një efekt frenues mbi punësimin e tij, pa dyshim”, tha Paul Miller, i cili drejton Institutin Kombëtar për lobim dhe Etikë.
Është e paqartë se sa nga mijëra njerëzit që Trump është gati të punësojë do të jenë subjekt i ndalimit të tij. Propozimi i tij thuhet se mbulon “të gjithë zyrtarët ekzekutivë të degës”, por në praktikë ai mund t’u referohet vetëm anëtarëve të kabinetit dhe zyrtarëve të nivelit të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY