Taksa e naftës/Gazetari “nxjerr zbuluar” qeverinë: Çfarë i shtyn të stisin tre...

Taksa e naftës/Gazetari “nxjerr zbuluar” qeverinë: Çfarë i shtyn të stisin tre mashtrime për të miratuar një ligj?

71
0
Shares
foto ilustruese

Gazetari i njohur i ekonomisë, Klodian Tomorri, ka përgënjeshtruar gënjeshtrën e Ministres së Financës e cila mohoi që qeveria Rama të kishte rritur taksën e naftës, duke e quajtur kete fantazi të Lulzim Bashës.

Gazetari në një shkrim të gjatë ka zbërthyer të gjithë mekanizmin se si është rritur kjo taksë duke zbuluar edhe skemën e grabitjes së qeverisë Rama.

SHKRIMI I PLOTE

Pas publikimit të lajmit për taksën e re të naftës që po përgatitet në zyrat e shtetit, reagoi qeveria. Ministrja e Financave Anila Denaj, cicëroi në tëitter duke e quajtur lajmin si një fantazi për të ardhur keq dhe sajesë e stisur nga humbësit e opozitës. Reagimin e ministres së financave e shpërndau edhe kryeministri si përgjigje ndaj akuzave të opozitës.

Projektligji për krijimin e Agjencisë Shtetërore që do të menaxhojë rezervën fizike të karburantit është publik. Në nenin 17 drafti thotë shprehimisht: Burimi që do të financojë blerjen dhe depozitimin e karburantit si dhe shpenzimet administrative të Agjencisë është tarifa që do të vendoset mbi karburantit. Kjo tarifë propozohet nga ministrja e energjisë dhe miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Pra që në ditën e parë kur të ngrihet Agjencia Shtetërore e Rezervës së karburantit, qytetarët do të paguajnë një kosto të re shtesë për çdo litër naftë, benzinë apo çdo lloj karburanti tjetër që blejnë në treg.

Ministrja e Financave ka të drejtë kur thotë se nuk po vendos asnjë taksë të re mbi naftën. Por pikërisht ky është problemi. Në fakt taksën po e propozon kolegja e saj e energjisë dhe do ta miratojë Këshilli i Ministrave, përmes një procedure tërësisht të jashtëligjshme. Kjo është gënjeshtra e parë. E dyta, që është edhe më e rëndë, gjendet tek justifikimi i ligjit.

Në relacionin shoqërues të draftit, Ministria e Energjisë thotë se krijimi i Agjencisë Shtetërore për rezervën e detyrueshme të karburantit është detyrim nga Bashkimi Europian. Më konkretisht, relacioni thotë se ky projektligj vjen në përputhje me Direktivën 2009/119/KE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 14 Shtator 2009. Kjo është direktiva 2009/119 e Bashkimit Europian (https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/…).

Në fakt direktiva 2009/119 e Bashkimit Europian është një transpozim i të ashtuquajturit “Mekanizmi i Emergjencës” që ka miratuar Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë. Është e vërtetë se kjo direktivë i detyron vendet antare që të mbajnë rezerva sigurie karburantesh për t’u përdorur në raste krizash apo ndërprjesh të furnizimit me naftë. Por në asnjë rast direktiva nuk detyron që këto rezerva duhet të jenë në pronësi shtetërore.

Në nenin 7 direktiva e bën të qartë se ngritja e Agjencisë Shtetërore nuk është e detyrueshme për asnjë vend. Ndërsa në nenin 3 dhe 5 ajo saktëson se rezervat e karburantit mund të mbahen edhe nga operatorët ekonomikë, pra kompanitë private të naftës. I vetmi kusht është që këto rezerva të jenë të garantuara në çdo kohë dhe në rast krize të furnizimit me karburant të mund të përdoren nga qeveritë kombëtare.

Çfarë ndodh sot në Europë dhe vendet antare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë? Nga 29 vende antare, 6 prej tyre e ruajnë rezervën tërësisht tek kompanitë private që tregtojnë karburant, pa patur asnjë agjenci apo ent shtetëror. Këto janë Greqia, Britania, Zvicra, Turqia, Suedia dhe Norvegjia. Në 8 shtete rezerva menaxhohet nga qeveria, ndërsa në 15 shtete të tjera kanë një skemë të kombinuar mes privatit dhe shtetit. Për shembull Italia mban vetëm 1 për qind si rervë shtetërore dhe 99 për qind tek kompanitë e karburantit. (https://ëëë.iea.org/…/se…/EnergySupplySecurity2014_PART1.pdf).

Pra kjo është gënjeshtra e dytë. Direktiva e BE-së nuk detyron ngritjen e agjencisë shteterorë për të menaxhuar rezervën e sigurisë për karburantit, por e lejon ruajtjen e saj edhe tek privatët. Mashtrimi i tretë lidhet me mohimin e taksës. Në draftin e paraqitur nga qeveria thuhet se agjencia do të financohet nga tarifa. Por në fakt, ajo që qeveria e quan tarifë është mirëfilltazi taksë.

Ky është dokumenti i klasifikimit kontabël të Agjencive Shtetërore të Rezervës sipas direktivave të Bashkimit Europian. (https://ec.europa.eu/…/Guidance-Note-Classification-of-CSEs…).

Në faqen 6-të të tij përcaktohet qartë se çdo pagesë që operatorët ekonomikë bëjnë për llogari të Agjencisë Shtetërore të Rezervës duhet të quhet si taksë e mirëfilltë mbi karburantin. Pra ajo që qeveria po vendos përmes Agjencisë është një taksë e pastër, e cila do të paguhet nga qytetarët në çmimin final të naftës. Vetëm se në rastin e Shqipërisë është mirëfilltazi taksë antikushtetuese, pasi nuk po vendoset nga Parlamenti, por nga vetë qeveria.

Në fund pyetja që lind është vetëm një; Çfarë e shtyn qeverinë të stisë tre mashtrime për të miratuar një ligj? Në këtë pikë gjithkush mund shfrenojë fantazinë, përfshirë humbësit siç thotë dhe ministrja e financave.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY