Lirohet përdhunuesi 13-vjeçar i 6-vjeçares, prindërit paralajmërojnë vetëgjyqësi

Lirohet përdhunuesi 13-vjeçar i 6-vjeçares, prindërit paralajmërojnë vetëgjyqësi

68
0
Shares

Prindërit e 6-vjeçares që kanë denoncuar në polici një adoleshent për përdhunimin e saj, kërcënojnë me vetëgjyqësi, pas hetimit në gjendje të lirë të 13-vjeçarit. Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë në Berat, ndërkohë që prindërit këmbëngulin që i mituri të mbahet pas hekurave, pasi thonë se e ka pranuar akuzën.
Prindërit e 6-vjeçares në Berat që akuzojnë një 13 vjeçar se ka abuzuar me të, kërcënojnë se do të bëjnë vetëgjyqësi.
Babai i të miturës me iniciale S. H., kërkon që policia mos ta hetojë në gjendje të lirë adoleshentin, që sipas tij ka pranuar gjatë marrjes në pyetje nga blutë se ka përdhunuar 6-vjeçaren.
“Kanë nxjerrë çunin, 13-vjeçarin, pse mos ta fusin brenda? E lëshuan jashtë. Nuk e lë, do ta vras me duart e mia! Ka pranuar vetë djali çfarë ka bërë, çfarë nuk ka bërë. I bëj apel shtetit ta arrestojnë”, shprehet  Ëngjëll Haruni.
Ngjarja dyshohet se ndodhi 3 ditë më parë në banesën e 6 vjeçares, në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.
Sipas prindërve, ka qenë vajza që u ka treguar gjithçka ndodhi me 13-vjeçarin kushëri të saj.
Ndërkohë pas kontrollit, mjekët gjinekologë në Berat kanë konkluduar që 6-vjeçarja është e defloruar, thënë ndryshe ndaj saj është abuzuar seksualisht.
13-vjeçari u la i lirë nga sektori i të miturve në Gjykatën e Vlorës, e cila po e heton në gjendje të lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY