Presidenti uron Imzot Frendon për emërimin si Arqipeshkv i Dioqezës të Tiranës...

Presidenti uron Imzot Frendon për emërimin si Arqipeshkv i Dioqezës të Tiranës dhe Durrësit

50
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Imzot George Frendos me rastin e emërimit të tij nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku si Arqipeshkv i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit.

“Fort i nderuar Imzot Frendo,
Emërimi juaj nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku si Arqipeshkv i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit, më jep kënaqësinë dhe privilegjin që edhe në emër të qytetarëve shqiptarë, t’ju përcjell urimet më të përzemërta për përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme shpirtërore dhe kishtare.
Shpreh bindjen time se nën kujdesin dhe drejtimin tuaj të devotshëm, roli i Kishës Katolike, si simbol i angazhimit në jetën sociale, duke ndihmuar bashkëkzistencën, tolerancën e bashkëpunimin në vendin tonë, do të vazhdojë më tej, duke dhënë ndihmesën dhe kontributin e vet të çmuar që Shqipëria të mbetet shembulli i rrallë i bashkëjetesës, harmonisë, respektit dhe mirëkuptimit shekullor midis besimeve të ndryshme fetare.
Shërbimi dhe përkujdesja juaj e vyer prej vitesh në Shqipëri, veçanërisht ndaj personave në nevojë si dhe devotshmëria juaj e madhe në përkthimin në gjuhën shqipe të teksteve liturgjikë, duke kontribuar në përhapjen e mesazheve të paqes, zhvillimit shpirtëror e edukativ që feja përçon, larg çdo lloj fondamentalizmi apo ekstremizmi, kanë treguar dhe vërtetuar më së miri edhe dashurinë tuaj të sinqertë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Duke ju shprehur edhe një herë urimet më të mira për mbarësi e suksese në detyrën tuaj”,
shkruhet në mesazhin e urimit të Kreut të Shtetit shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY