Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nuk e ka kursyer ironinë lidhur me “Check up” apo siç njihet ndryshe si kontrolli bazë i shëndetit.
Duke postuar në “Facebook”, Manjani shkruan se nuk ka dëgjuar deri sot, që shteti të dalë dhe të njoftojë se çfarë sëmundjesh ka zbuluar pas kontrolleve që ai ka kryer.
Ironia e ish-ministrit shkon më tej kur thotë se “Check up” jo vetëm që nuk ka zbuluar asnjë sëmundje, por ua ka “fshirë” edhe sëmundjet që kishin qytetarët.
“Check up…Nuk kam dëgjuar asnjë, që pasi ka bërë check up e shtetit, të thotë se zbuloi ndonjë sëmundje. Madje edhe sëmundjet që i dinë njerëzit se i kanë, check up ua fshin…. Kjo kategori dalin disi “të lumtur”. Kam dëgjuar edhe raste të tjera që 1 muaj pas check up janë diagnostifikuar me kancer.
Nuk kam asnjë ngarkesë negative me kompaninë, por me të gjithë strukturën e shetit që lidhi një kontratë të tillë dhe që nuk e mbikqyr se çbëhet!!!”,-shkruan Manjani.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/