Basha flet me plan të qartë për daljen nga kriza: Pas refuzimit...

Basha flet me plan të qartë për daljen nga kriza: Pas refuzimit ndaj 30-Qershorit fituam energji për ndryshim

110
0
Shares

Kreu demokrat po zhvillon këto ditë takime informale me banorë dhe qytetarë të zonave të ndryshme në Shqipëri, për të biseduar dhe diskutuar rreth hapave të mëtejshëm pas zgjedhjeve të 30-Qershorit, duke prezantuar platformat dhe zgjidhjet konkrete.

Basha i ndodhur në Vlorë, foli me qytetarët për farsën e 30 Qershorit duke shprehur se ka vendosur në prioritet të planit të PD pensionistë,të papunë dhe sipërmarrës të ndryshëm, sikurse dhe studentë dhe pedagogë e cdo kategorie tjetër, për të përmirësuar shërbimet ndaj tyre.

Jam këtu në Vlorë, siç isha ne Selenicë, siç isha dje në Lushnjë, Fier e Mallakastër, e siç do të jem ne në çdo qytet e pjesë të vendit, për të ndarë jo vetëm me strukturat e Partisë Demokratike, por me të gjithë qytetarët e vendit, bindjen se ndryshimi që shqiptarët kanë kërkuar me votën e tyre më të pastër, refuzonin e 30 qershorit, do ta kthejnë në energji për ndryshimin e pandalshëm dhe të pashmangshëm, që po vjen për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë. Për këtë dua t’u shpreh mirënjohjen në radhë të parë çdo vlonjati e vlonjateje, që refuzoi në mënyrë ekzemplarë farsën e 30 qershorit, dhe i dha një mesazh të fuqishëm regjimit të hajdutërisë dhe të krimit. Ky falënderim nuk është vetëm për demokratët dhe mbështetësit tanë, nuk është vetëm për qytetarët e Vlorës, pa përkatësi politike, por edhe socialistët e ndershëm vlonjatë, që çmuan, vlerësuan me shumë mençuri, momentin ku ndodhej vendi më 30 qershor, dhe ju bashkuan vëllezërve dhe motrave vlonjatë, dhe jo klikës kriminale që ka marrë peng partinë e tyre.

Së dyti, dua t’i garantoj të gjithë se Partia Demokratike dhe opozita e shikon refuzimin referendar të farsës së Edi Ramës, jo si një triumf, por si një përgjegjësi të jashtëzakonshme për ta kthyer këtë energji në një energji për ndryshim, ndryshim për çdo shqiptar, ndryshim për pensionistët, për të rinjtë, të papunët, për sipërmarrësit, ndryshim për fermerët, për pedagogët dhe studentët, për të gjitha shtresat e shoqërisë, të cilat meritojnë dhe do të kenë nga Partia Demokratike një plan të qartë për daljen nga kriza, një plan të qartë që Shqipëria të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve dhe jo e një grushti njerëzish që e kanë shtrydhur Shqipërinë dhe Vlorën, siç kanë bërë deri më sot”,-u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY