KUSH E KA RADHËN/ paralajmëron studentja që sulmoi Lindita Nikollan: Përshkallëzimi i...

KUSH E KA RADHËN/ paralajmëron studentja që sulmoi Lindita Nikollan: Përshkallëzimi i akteve do të vazhdojë!

59
0
Shares

Studentja që protestoi me salcë ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, e pyetur sot nga mediat sesi ndihet pasi mori kaq shumë vëmendje, deklaroi se “nuk është çështja si ndihem unë, por si ndihen studentët”.
Ajo tha se sjellja e saj nuk ishte personale, por e Lëvizjes Studentore.
“Nuk veproj vetëm, nuk ishte qëndrim personal. Përshkallëzimi i akteve do të vazhdojë derisa të na dëgjohet zëri.
Jam e shqetësuar si ndihen sot studentët. Kemi kundërshtuar me aktet tona, reformat e arsimit të lartë. Uroj që pas kësaj, sa më shumë të rinj të bëhen pjesë e Lëvizjes Studentore. Ministrja Nikolla duhet të japë dorëheqjen”, u shpreh Mirela.
E pyetur sesi u trajtua në komisariat, Ruko tha se, “Më e vështirë është e përditshmja sesa qëndrimi im në komisariat”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY