Bllokimi i 350 pasaportave diplomatike, padi për Cakajn e qeverinë: Na i...

Bllokimi i 350 pasaportave diplomatike, padi për Cakajn e qeverinë: Na i riktheni

79
0
Shares

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka paditur qeverinë pas vendimit për heqjen e pasaportave diplomatike duke kèrkuar rikthimin e tyre.

Mësohet se padia është dorëzuar sot në Gjykatën Administrative pas vendimit të dhënë ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

“Sot, me datë 11.07.2019, dorëzuam në Gjykatën Administrative të Apelit padinë kundër Këshillit të Ministrave, me objekt shfuqizimin e Vendimit nr. 389/2019, për pjesën që anulon pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit dhe për pjesën që heq të drejtën e tyre të pajisen me pasaporta shërbimi. Dëshiroj të sjell në vëmendje një pjesë nga Vendimi nr. 40/2014 të Gjykatës Kushtetuese mbi interpretimin e nenit 138 të Kushtetutës: “Paprekshmëria e pagës dhe e përfitimeve të tjera janë mgeitur në nivel kushtetues, me qëllim që të drejtat/përfitimet, të cilat burojnë nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit, të mos ndryshohen me efekt negativ. Formulimi i togfjalëshit “përfitime të tjera është i një natyre të përgjithshme dhe nuk konkretizon në mënyrë shteruese rrethin e përfitimeve të gjyqtarëve. Kushretutbërësi, jo pa qëllim e ka lënë të hapur kuptimin që i duhet dhënë rrethit të përfitimeve, pasi ka synuar të përfshijë në tërësinë e të drejtave që gjyqtarët i gëzojnë në funksion të ushtrimit të detyrës së tyre”, thuhet në padi.

Kujtojmë se  ministri Gent Cakaj bllokoi 350 pasaporta diplomatike dhe deklaroi se ato do të jenë të pavlefshme derisa të hartohet ligji ri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY