Basha: Qeveria e Ramës më antipopullorja/Refuzimin e 85% të shqiptarëve ta kthejmë...

Basha: Qeveria e Ramës më antipopullorja/Refuzimin e 85% të shqiptarëve ta kthejmë në maxhorancë kombëtare për ndryshim

84
0
Shares

Lideri i opozitës zhvilloi në Vlorë nje takim me strukturat e partisë, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, për të diskutuar për situatën politike pas 30 Qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës në funksion të betejës “për t’u siguruar shqiptarëve ndryshimin e madh, që ata presin dhe meritojnë”, siç u shpreh kreu i opozitës. Zoti Basha tha se Vlora spikati me refuzimin që i bëri Edi Ramës më 30 Qershor, ku morën pjesë vetëm 14% e vlonjatëve. “Braktisja e votimeve moniste nga qytetarët e Vlorës tregoi se ata duan të jetojnë si qytetarë europianë dhe jo si skllevër të krimit dhe korrupsionit.- tha zoti Basha.

Duke iu referuar refuzimit masiv të qytetarëve ndaj qeverisë më 30 Qershor, Lulzim Basha u shpreh se PD e ka marrë leksionin e 30 Qershorit dhe po vazhdon të punojë pa ndërprerje për ndryshimin e thellë dhe të vërtetë që duan shqiptarët, në mënyrë që këtë masë refuzuese ta kthejmë në një maxhorancë kombëtare për ndryshim.

Lideri i opozitës tha se për nga vendimet e marra, kjo është qeveria më antipopullore, më antikonbëtare që ka patur Shqipëria në 3 dekada. Basha tha se akti më i fundit kundër interesit të qytetarëve, që favorizon klientët e qeverisë, është vendimi për të rritur sërish indirekt taksën e karburantit me 200 lekë për letër. Lideri i opozitës tha së të tilla vendime qe varfërojnë njerezit, i fusin duart e kryeminstrit në xhepat e qytetarëve, e bëjnë të domosdoshëm largimin e kësaj qeverie të korruptuar.

“Kjo është një nga arsyet pse 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e Edi Ramës më 30 qershor”-tha Basha, i cili theksoi se vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, do të punojë për njerëzit, jo për klientët e kryeministrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY