Komisioni për shkarkimin e Metës, habit Bashkim Fino

Komisioni për shkarkimin e Metës, habit Bashkim Fino

824
0
Shares

Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka zhvilluar sot mbledhjen e parë ku ka zgjedhur si sekretar të Komisionit, socialisten Klodilta Bushka.

Ndërkohë që sot janë caktuar dhe dy relatorët që do përgatisin raportin për shkarkimin e Metës.

Relator nga PS do të jetë Alket Hyseni, ndërkohë që nga opozita e re, do jetë deputeti Halil Valteri.
Gjatë mbledhjes socialisti Bashkim Fino përdori një argument të “çuditshëm” për faktin se askush nuk është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese.

Por Fino në fjalën e tij nuk përmendi faktin se Kushtetuesja është jashtë funksionit, për shkak se vetëm një gjyqtar arriti të kalojë procesin e vetingut.

“Sot është ezauruar afati 30 ditor për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, po të donin të gjithë të interesuarit ta shpienin, lidhur me çdekretimin e datës së zgjedhjeve.

Kjo do të thotë që qoftë PD dhe LSI, kanë gënjyer të vetët, kanë gënjyer shqiptarët, kur thoshin se: Dekretet e Presidentit do të shqyrtohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Asnjëri nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, prandaj ky komision hetimor e nis punën me këmbë të mbarë dhe pa asnjë procedurë ankimi, lidhur me arsyetimin juridik dhe interpretimin e bërë deri më sot për interpretimin e datës 10 qershor të bërë deri më sot si nga KQZ, Kuvendi dhe Kolegji Zgjedhor.

Jam i bindur se nuk do të ketë ankimim as për dekretin e përcaktuar të datës 13 tetor. Prandaj unë do ju uroja suksese këtij komisioni”, tha Fino.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY