Gent Strazimiri: E verteta e hidhur qe fshihet pas hapjes se zyres...

Gent Strazimiri: E verteta e hidhur qe fshihet pas hapjes se zyres se Europolit ne Tirane

388
0
Shares

Në një deklaratë për media Gent Strazimiri tha se Shërbimet e sigurisë së partnerëve, harxhojnë fonde dhe burime njerëzore në Shqipëri, sepse krimi po kontrollon gjithçka.

Deklarata e  plote:

Me demek, meqenëse “D.E.A.” amerikane ka hapur zyrë permanente operacionale në Tiranë në kohën e Saje qorrit, qenkemi “integruar de facto në SHBA”, madje për meritë të Saje qorrit, “të pandehurit” më të suksesshëm që keni patur?!

E vërteta është krejt e kundërta!
Shërbimet e sigurisë së partnerëve, harxhojnë fonde dhe burime njerëzore në Shqipëri, sepse krimi po kontrollon gjithçka, që nga Policia, prokurori, gjykata, administrata, qeveria e parlamenti!
Askush prej partnerëve nuk ka fonde e njerëz tepër, për t’i angazhuar në një vend ku policia e bën vetë punën e saj, kontrollon vetë territorin, godet vetë kontigjentin kriminal, si deri në vitin 2013 kur Policia e Shtetit dërgonte oficerë të infiltruar për ndihmë në BE, në luftën kundër organizatave kriminale shqiptare.
E vërteta është se:

– prania permanente e operacionale e D.E.A. në Shqipëri tregon se kokaina është kthyer në problem jo vetëm për ne, por edhe për amerikanët.
* prania e permanente, e operacionale e FRONTEX në Shqipëri, tregon se ky vend nuk i ruan dot kufinjtë e vet.
* prania permanente e operacionale e EUROPOL në Shqipëri, tregon se ky vend është kthyer në strofkull të të shumëkërkuarve që “menaxhojnë” organizatat kriminale në Evropë!
Kjo është e vërteta, karagjoz! Karagjoz ti, dhe cilido që të vjen pas fijes në këtë dramë krimnaliteti!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY