Ish-prokurori i Prokurorisë për Krime të Rënda dhe njëherësh anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gentian Osmani, do të dalë sot para trupës gjykuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA).
Osmani është konfirmuar në detyrë në 2 gusht të vitit të kaluar, edhe pse gjatë procesit të vlerësimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konstatoi problematika lidhur me kritetin e pasurisë e tij. Konkretisht, shlyerja e një huaje marrë kunatit të tij, ngriti dyshimet e KPK-së.
Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK-së pranë KPA-së me rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), duke kërkuar shkarkimin nga detyra të prokurorit.
Komisioneri Publik: Pas hetimeve të kryera nga ne, Osmani nuk ka arritur të shpjegoj pasurinë, argumentet e tij kanë qenë të pamjaftueshme.
Në deklaratën Vetting me deklaratat e tjera, subjekti ka deklaruar 96m2 apartament 82 mijë euro, shpenzime 3 mln lekë arredim. Burimi i lekëve të blerjes nga shitja e një tjetër apartamenti po me 82 mijë euro.
Osmani është anëtari i dytë i KLP-së që apelohet pas kalimit të vetting-ut, në radhë pas Antoneta Sevdarit, e cila u shkarkua pak muaj më parë.
Prokurori Osmani ka kërkuar në vitin 2017 arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/