SHBA/ Aksident Tragjik, vdes çifti shqiptar

SHBA/ Aksident Tragjik, vdes çifti shqiptar

311
0
Shares

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy shqiptarëve ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në New Jersey, ndërsa viktima kanë mbetur shtetasit Muhamet Oparaku, 68 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, Bukurie Oparaku, 64 vjeçe.

Çifti shqiptar është përplasur nga një makinë, që po lëvizte me shpejtësi, duke ndërruar jetë në spital. Policia amerikane ka arrestuar 29-vjeçarin, Donald Kumar Davis, i cili ka qenë duke drejtuar mjetin, që iu ka marrë jetën shqiptarëve.

Shqiptarët jetonin prej disa vitesh në SHBA, ndërsa kishin shprehur se dëshira e tyre e fundit ishte të preheshin në vendlindje. Muhamet Oparaku kishte punuar si shef policie në Pogradec, ndërsa në SHBA punonte si menaxher në një kompani.

Njëri nga kolegët e tij është shprehur se Oparaku ishte një njeri punëtor, duke e cilësuar si menaxher të madh.

“Ishin njerëz shumë të dashur dhe punëtor. Ai ishte një menaxher i madh dhe i përulur, inteligjent dhe gjithmonë i respektueshëm. Dëshira e vetme e çiftit ishte që të varroseshin në Shqipëri. Ne do të plotësojmë amanetin e tyre”, ka treguar ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY