DETAJE/ Viktima e Kasharit, pronar i një hoteli

DETAJE/ Viktima e Kasharit, pronar i një hoteli

64
0
Shares

Eduard Lleshi, 48 vjeç banues në Kashar, u gjet i vrarë pasi ishte qëlluar nga një automatik kallashnikov, nga i cili ishin shkrehur tri predha me breshëri.
Mësohet se ai është pronari i një hoteli në autostradën Tiranë – Durrës.
Eduard Lleshi u gjet i ekzekutuar mëngjesin e kësaj të premte nga disa kalimtarë në Kodër-Kashar, pranë rezervave të ujësjellësit të fshatit.
Lleshi dyshohet të jetë vrarë rreth orës 06.00 të mëngjesin e të enjtes, kur edhe banorët kanë dëgjuar të shtënat, por se kanë menduar se mund të ishte ndonjë gjahtar në zonë.
Një kalimtar i rastit këtë mëngjes ka vënë re trupin të shtrirë, i cili qëndronte me pamje nga qielli dhe aty pranë ishte edhe një automatik “Kallashnikov”.
Dëshmitari rrëfeu se menjëherë pasi kishte vënë re biznesmenin e vdekur kishte njoftuar policinë në telefon. Ekspertët e policisë thanë se viktima ishte gjetur me armën pranë, ndërsa sipas tyre, pozicioni i qitjes tregonte se ai mund të kishte kryer vetëvrasje.
Sipas hetuesve të policisë, Lleshi, prej disa vitesh vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe depresioni. 48-vjeçari së bashku me të vëllanë kishin menaxhuar një hotel në zonën e autostradës. Ndërkaq policia tha se po heton si pistë kryesore vetëvrasjen, për shkak të depresionit. Gjithsesi policia thotë se po vlerëson edhe pistat e tjera të mundshme në lidhje me ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY