Dorëzoi dosjet me shkeljet në 30 Qershor, zbardhen detajet nga takimi i...

Dorëzoi dosjet me shkeljet në 30 Qershor, zbardhen detajet nga takimi i Kryemadhit me Gloverin

94
0
Shares

Ka përfunduar takimi mes kryetares së LSI-së  Monika Kryemadhi dhe shefes së grupit të vëzhguesve të OSBE/ODHIR-it, Audrey Glover.

Pas dorëzimit të dosjeve me shkeljet në zgjedhjet e 30-Qershorit, Kryemadhi ka reaguar në rrjetet sociale, ku shprehet maskarada e fundit është vetë 30-Qershori.

“Votimet farsë të 30 qershorit ishin maskarada më e madhe, por besoj edhe e fundit! Shqipëria do ketë zgjedhje demokratike, sipas parimeve europiane, nga të cilat do dalin përfaqësues që do rivendosin shtetin e së drejtës dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë në rrugën e duhur”, shkruan Kryemadhi në facebook.

Reagimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të takoja Ambasadoren Audrey Glover.

I dorëzova asaj një dosje voluminoze me të gjitha shkeljet e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor për votimet moniste të 30 qershorit.

Është shumë e rëndë për demokracinë shqiptare dhe turp për klasën politike që 29 vite pas vendosjes së demokracisë pluraliste, vazhdojmë flasim për pamundësi mbajtjesh së proceseve zgjedhore në respekt të ligjit.

Akoma nuk kemi një proces zgjedhor ku qytetarët të votojnë të lirë e në mënyrë të fshehtë pa ndikimin e krimit të organizuar dhe intimidimin e tyre me bukën e gojës apo vendin e punës, si dhe ku rezultati në reflektimin e vullnetit real të qytetarëve të jetë i gjithëpranuar nga palët.

Votimet farsë të 30 qershorit ishin maskarada më e madhe, por besoj edhe e fundit! Shqipëria do ketë zgjedhje demokratike, sipas parimeve europiane, nga të cilat do dalin përfaqësues që do rivendosin shtetin e së drejtës dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë në rrugën e duhur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY