Incidentet e para në Velipojë nga era e fortë, si pritet të...

Incidentet e para në Velipojë nga era e fortë, si pritet të jetë moti në fundjavë

274
0
Shares

Për dy ditë, temperaturat në vendin tonë pësuan rënie drastike, ndersa moti po karakterizohet nga reshje shiu dhe erëra të forta.

Situata raportohet e keqe referuar këtu erërave të fortë që në vende të caktuara ka arritur deri ne 82 km/h. Moti i keq që përfshiu pasditen e djeshme disa zona veriore dhe veriperëndimore të vendit, ka shkaktuar dëme materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Dëmet kanë qenë kryesisht në kulturat bujqësore por edhe në thyerjen e pemëve për shkak të erës së fortë. Sipas A2Cnn, situata më problematike është shënuar në Velipojë, ku në rrugën nr. 5, si rezultat i erës së fortë janë rrëzuar disa pemë, të cilat kanë zënë edhe dy automjete, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Stuhi të fortë ka pasur edhe në Lezhë e Shëngjin, që është shoqëruar me rrëzime pemësh.

Disa linja të tensionit të mesëm janë shkëputur për shkak të pemëve që kanë rënë mbi to, duke sjellë mungesën e energjisë në disa zona. Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, kapriçot e motit nuk kanë shkaktuar persona të lënduar.

Ndërkaq sinoptikanët  parashikojnë për fundjavën një mot me kthjellime  në zonën bregdetare dhe vranësira mesatare në zonat malore ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara në Alpe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY