Glover takim dhe me Kryemadhin, kryetarja e LSI pritet t’i dorëzojë dosjen...

Glover takim dhe me Kryemadhin, kryetarja e LSI pritet t’i dorëzojë dosjen e rëndësishme

100
0
Shares

Takimi i radhës që drejtuesja e misionit të OSBE/ODHIR, do të zhvillojë është dhe me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Ambasadorja Audrey Glover do të paraqesë një dosje të plotë me të gjithë shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor për votimet e 30 qershorit, që opozita iu quan moniste.

Glover u takua dje edhe me kreun e PD, Lulzim Basha, i cili i ka parashtruar ambasadores të gjitha gjetjet e saj për manipulimin e votimeve për 61 kryebashkiakët.

Në raportin e saj lexuar para mediave, Glover kritikoi zgjedhjet e 30 Qershorit, ndërsa tha se eshte në pritje të raportit final brenda 2 muajve.

Ajo u referua këtu jo vetëm mungesës së opozitës në këto zgjedhje me mungesë të kandidatëve, por dhe me mungesë të komisionërve ku duhet të ruhej balanca mes përzgjedhjes së tyre.Glover gjithashtu u shpreh se Komisioni Qendror i zgjedhjeve nuk është treguar gjithmonë transparent me vendimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY