FOTO/ Itali, shqiptari fsheh 100 mijë euro kokainë në një stol

FOTO/ Itali, shqiptari fsheh 100 mijë euro kokainë në një stol

49
0
Shares

Një shpërndarë droge 35-vjeçar me origjinë nga Shqipëria u arrestua të enjten nga Guardia di Finanza në një zonë të Venecias pranë Piazza-s.
Pas e ka ndjekur për një kohë, policia e ka pikasur teksa i ka dorëzuar disa doza kokainë një gruaje 53 vjeçare italiane të afërsi të urës në Canonica.
Në xhepin e tij, u gjetën 7 doza të gatshme për t’u shitur. Policia nuk u ndal me kaq, pasi ishin të bindur se kishin goditur një protagonist me peshë në shpërndarjen e kokainës në zonë.
Policia zhvilloi kontrolle edhe në banesën e tij, ku gjeti disa doza kokainë në një mjet elektroshtëpiak, ndërsa 30 doza kokainë u gjetën në këmbët e një stoli portativ plastik.
E gjithë vlera e lëndës narkotike kap shifrën e 100 mijë eurove nëse do të shitej në treg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY