Bushati: Nuk ka hakmarrje! Shkodra s’ka nevojë për vetëviktimizim

Bushati: Nuk ka hakmarrje! Shkodra s’ka nevojë për vetëviktimizim

78
0
Shares

Shkodra është një nga bashkitë që socialistët e fituan pas 30 vitesh. I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë një furtunë ndaj të gjithë atyre që gjuajtën me molotov, morën pjesë në protesta, që janë pjesë të bashkive të drejtuar nga e djathta, i deleguari i PS-së në Shkodër, Ditmir Bushati tha se nuk do të ketë hakmarrje.

Bushati mori pjesë në analizën e socialistëve për zgjedhjet lokale në këtë qark dhe tha se nuk është i nevojshëm një vetëviktimizim, pasi Shkodra ka nevojë për punë.

“Nuk do të ketë asnjë hakmarrje në Shkodër. Dhe nga ana tjetër nuk ka nevojë të fillojmë procesin e vetëviktimizimit në Shkodër. E thashë, Shkodra ka nevojë për punë, ka nevojë për një kryetar të përkushtuar 24 orë, ka nevojë për një këshill bashkiak që miraton politikat më të mira publike për bashkinë. Ka një handikap që opozita nuk do të jetë as në këshillin bashkiak.

E dini shumë mirë ju gazetarët e Shkodrës, e keni raportuar shpesh, bashkia mbyllej dhe një pjesë e institucioneve apo ndërmarrjeve të saj në varësi vinin në Tiranë për të bërë protestën, qoftë dhe gjatë ditëve të punës.

Besoj që ne do të vendosim një standard të ri dhe në këtë drejtim. Nuk kemi asnjë plan e aq më tepër ambicie për të ndërtuar një bashki të karakterit politik që mund ti shërbente vetëm një grupi njerëzish, sepse mendojmë që bashkia duhet që të jetë në qendër të vëmendjes për gjithë qytetarët e Shkodrës”, tha Bushati.

Fituesi nuk gjykohet është parimi në politikë që përmendi Bushati, për të cilin ky është rasti i bashkisë së Shkodrës. Referuar analizës së bërë ai shtoi se është lexuar me kujdes dhe realizëm procesi i 30 qershorit, pasi është shumë e rëndësishme që bashkia të fillojë të bëjë punë për të gjithë qytetarët, jo thjesht për ata që kanë mbështetur PS.

I pyetur për pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje në Shkodër, dhe kandidatit pa rival, Bushati tha se kishte një qasje obstruksioniste, ku kujton sulmet me molotov ndaj KZAZ-ve, djegie të materialeve të kutive të votimit, mbylljen e një pjese të institucioneve publike që janë në varësi të bashkisë, dhe deri diku ishte i kuptueshëm përqindja e pjesëmarrjes në votime.

“Kishte një qasje osbtruksioniste, dhe në një garë ku nuk ka më shumë se një kandidat është deri diku e kuptueshme që s’do të ketë një pjesëmarrje apo emocionin e një gare të zakonshme.

Kjo na bën dyfish më të kujdesshëm për të administruar bashkinë Shkodër në mënyrë dinjitoze dhe moderne për gjithë qytetarët e Shkodrës, qoftë për ata që kanë votuar e mbështetur Valdrinin, qoftë për ata që nuk e kanë besuar për asnjë ditë apo që kanë zgjedhur për të qëndruar në shtëpi dhe nuk kanë dalë në kutitë e votimit”, tha ai.

Shkodra është e të gjithëve theksoi Bushati, duke shtuar se nuk ka ndjesi triumfatore. “Mendojmë që ka nevojë për ndërhyrje emergjente në mënyrë që qyteti të kapi ritmin e qyteteve të tjera për të mos thënë që Shkodra meriton shumë më tepër”, përfundoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY