Hoxhaj në Tiranë: Publikon librin “Ngritja e një shteti”

Hoxhaj në Tiranë: Publikon librin “Ngritja e një shteti”

73
0
Shares

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka bashkëbiseduar me student dhe pedagogë të Universitetit Evropian të Tiranës gjatë ditës së sotme, ku pos prezantimit të librit të tij “Ngritja e një shteti” është ndalur edhe tek një sërë temash tjera.

Hoxhaj ka thënë se krahas ndryshimit të një konteksti të vazhdueshëm ndërkombëtar, edhe për shqitparët në rajon ka pasur një ndryshim pozitiv.

Sipas Hoxhajt, tashmë lirisht mund të thuhet se në vitin 2016 ka një faktor shqiptar në Ballkan.

“Keni dëgjuar shumë interpretime kohëve të fundit, që kanë ardhur në forma të ndryshme dhe nga aktorë të ndryshëm. Por ajo cfarë mund të them është se në vitin 2016 ka një faktor shqiptar në Ballkan. Kjo është falë vullnetit dhe rritjes që ka ndodhur tek shqiptarët, tek shtetit dhe që nuk duhet të ndalet në mënyrë që një ditë të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane” ka thënë Hoxhaj.

Prezantimi i librit është pritur me shumë interes në Tiranë, pasi trajton ngritjen e shtetit të Kosovës që sipas Hoxhaj do të vazhdoj edhe më tutje. Por, edhe për shkak të zhvillimeve të fundit në raportet Kosovë-Shqipëri pas vizitës së Ramës në Serbi.

Deklarata e Hoxhajt sot në Tiranë për faktorin shqiptar, duket një tjetër qëndrim interesant.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY