Çmendet MOTI/ Shi dhe shtrëngata,ulen temperaturat

Çmendet MOTI/ Shi dhe shtrëngata,ulen temperaturat

205
0
Shares

Javët e fundit të gjithë jemi ankuar nga temperaturat e larta, por me sa duket ditëve me diell po u vjen fundi.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës nesër moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu, në të gjithë territorin e vendit, ku priten edhe shtrëngata.

Edhe temperaturat do të pësojnë ulje, ku në bregdet temperatura maksimale do të shënojë 30 °C dhe ajo minimale 22°C, në vendet e ulëta temperatura do të luhatet nga 21 / 30 °C, ndërsa në vendet malore: 17 / 22 °C

“Sot pasdite (e martë dt.09) dhe nesër (e mërkurë dt.10) priten reshje në gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër,
Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan reshjet priten të jenë mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshjet priten të
jenë të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Duhet theksuar që shumica e reshjeve do të jenë nesër.

TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 30 °C
në vendet e ulëta: 21 / 30 °C
në vendet malore: 17 / 22 °C”, shkruan IGJEUM.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY