Një ditë pas 30 Qershorit, RENEA ka zhvilluar një superaksion në Elbasan, ndërsa ka zbuluar një arsenal me armë të sofistikuara.
Këto armë dyshohen se janë përdorur edhe në krimet e kaluara, por kjo çështjen është në hetim e sipër dhe ende nuk ka detaje nga ana e Policisë së Shtetit, e cila duket se e ka mbajtur të fshehtë këtë operacion në qytetin e Elbasanit.
Kjo magazinë u gjet në Papër të Elbasanit. Armët dyshohet se i përkasin një grupi të strukturuar kriminal që vepron në këtë zonë, ndërsa hetimet vijojnë në mënyrë intesive për gjetjen e gjurmëve të gishtërinjve, shenja këto, të cilat do të ndihmojnë Policinë e Shtetit dhe strukturat hetuese në zbardhjen e krimeve të shënuara në Elbasan.
Gjithashtu mësohet se magazina ku u gjetën dhe u sekuestruan armët e sofistikuara rezulton të jetë në pronësi të një shtetasi, i cili ka lidhje të afërta me një prokuror që ushtron detyrën në Prokurorinë e Elbasanit.
Është sekuestruar një arsenal armës të sofistitkuara, që zërat flasin se i përkasin një grupi të strukturuar kriminal që vepron në qytetin e Elbasanit. Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë prononcim dhe reagim për këtë çështje. Magazina ku janë gjetur armët rezulton në pronësi të një personi me lidhje familjare me një prokuror, që ushtron detyrën në Prokurorinë e Elbasanit. Ajo që është për të diskutuar është se policia e ka mbajtur në fshehtësi të plotë këtë operacion.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/