Prokuroria e Napolit ka lëshuar gjithsej 10 urdhër-ndalime, nga të cilat, gjykata vendosi se ndaj 8 personave do të mbetej në fuqi masa “arrest me burg”, kurse për 2 të tjerë masa e “arrestit shtëpiak”.
Policia e Castertas në Napoli kreu ndalimet e kërkuara nga gjykatat. Në këtë operacion anti-mafia u prangosën elementë të njohur lokalë të mafies napolitane, ndërsa mes tyre ka të arrestuar edhe shqiptarë. Aktiviteti kryesor i dyshuar i tyre është trafiku i drogës, shkruajnë mediat italiane.
Grupi mafioz italian bashkëpunonte thuajse shkëlqyer me një fraksion kriminal në Shqipëri. Italianët flisnin me shqiptarët, për të cilët flisnin për trafik droge. Mes të arrestuarve, përpos shtetasve italianë, është edhe një shqiptar.
Ai quhet Erjon Bixi, 37 vjeç. Akuzat ndaj të arrestuarve janë disa.
Shqiptari i arrestuar dyshohet se është një person që ka qenë në burg në Greqi për vrasje dhe element i njohur kriminal. Përpos trafikut të drogës, ai dyshohet edhe për trafik armësh nga Shqipëria.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/