Maqedoni, zbulohet kush i realizoi përgjimet që publikoi Zaev

Maqedoni, zbulohet kush i realizoi përgjimet që publikoi Zaev

58
0
Shares

Disa dhjetra përgjime të cilat kryetari i opozitës maqedonase Zaev i thërriste bomba, përmes të cilave rrëzoi qeverinë e Gruevskit në fakt nuk janë regjistruar as prej tij dhe as prej shërbimeve të huaja.

Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë ka prezantuar rastin më të ri të hetimeve, të quajtur “Shënjestra” (TARGET), dhe ka bërë me dije se Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim ka përgjuar në formë të paligjshme rreth 5 mijë numra telefonik gjatë periudhës kohore 2008 – 2015.

Prokurorja Fatime Fetahi në formë të detajuar ka sqaruar para gazetarëve mënyrën se si të punësuarit në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe përmes sistemit të përgjimit, pa asnjë urdhër nga gjykata, kanë vendosur në sistem mbi 5,000 numra të telefonave, të cilët në vazhdimësi janë përgjuar.

“Të përfshirë janë 10 persona – të punësuar në të kaluarën në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, por edhe të punësuar aktual në këtë institucion – nga nivelet më të larta në nivelet më të ulëta të saj. Dyshohet se këta persona kanë keqpërdorur të drejtën zyrtare dhe kompetencën. Ekziston dyshimi se personat kanë keqpërdorur sistemin e përgjimit. Dëshmitë tregojnë se nga 2008 deri më 2015 është ndjekur komunikimi i mbi 4 mijë e 287 numra telefonik, për të cilët nuk janë dhënë urdhra e gjykatës për tu ndjekur”.

“Përgjime janë bërë edhe para se të merret një urdhër gjykate, por edhe pasi që ka përfunduar i njëjti, me ç`rast janë përgjuar 1 mijë e 541 numra telefonik gjatë asaj periudhe”, tha prokurorja Fatime Fetahi.

Ndërkohë, prokurorja Lençe Ristovska tha se nga materialet me të cilat disponon Prokuroria Speciale Publike del në pah se Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim është ajo që në formë të paligjshme ka ndjekur komunikimet.

“Të gjitha argumentet tona na dërgojnë drejt asaj se Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim ka përgjuar, që do të thotë se nuk ka lidhje me shërbimet e fshehta, shërbime të huaja ose mauna të verdha të cilët kanë lëvizur nëpër rrugët e qytetit të Shkupit”, ka theksuar prokurorja Ristevska.

Ajo ka hedhur poshtë pretendimet e ish kryeministrit Nikolla Gruevski se përgjimet janë bërë nga ana e shërbimeve të huaja për të destabilizuar shtetin. REL

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY