Prezantohet trajneri i ri i Milanit, kush do t’i drejtojë tani e...

Prezantohet trajneri i ri i Milanit, kush do t’i drejtojë tani e tutje kuqezinjtë

96
0
Shares

Skuadra e Milanit do të jetë në udhëheqjen e një trajneri të ri. Marco Giampaolo u prezantua sot zyrtarisht si trajner i Milanit dhe dha intervistën e parë, në prag të nisjes së përgatitjeve të skuadrës kuqezi, për sezonin e ri futbollistik.

Tekniku kuqezi kujton nisjen e karrierës së tij 5 vite më parë në Serinë C dhe thekson se stoli i Milanit është si një vlerësim për punën e tij në këto vite, duke qenë i bindur se e ka merituar.

“Kur më telefonoi Maldini, u nisa menjëherë për në Milano. Mendoj se vij te Milani në moshë ne duhur dhe e shoh këtë sfidë, si një shpërblim për karrierën time, kur kujtoj se e kam nisur në Serinë C, disa vite më parë”, tha Giampaolo.

Më pas trajneri i kuqezinjve foli edhe për idetë e tij që ka ndërmend t’i transmetojë skuadrës, duke pranuar se objektivi primar do të jetë të krijojë një ekip që di të shprehet mirë në fushën e lojës.

Emerimi i tij vjen pas doreheqjes se Gatuzos, i cili e la drejtimin e skuadrës në mes, pa i mbaruar kontrata, duke ua falur detyrimet e tyre, pasi drejtimin e kuqezinjve nuk e shihte si çështje monetare, por si detyrim moral, të cilin nuk arriti ta përmbushte deri në fund.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY