“Një hile e zezë po vërtitet”, Manjani ngre shqetësimin: Kështu s’do ketë...

“Një hile e zezë po vërtitet”, Manjani ngre shqetësimin: Kështu s’do ketë më zgjedhje fare

163
0
Shares

Në një reagim të fundit, Ylli Manjani, me njohuri të gjëra në fushën e drejtësisë, deklaron se një prej hileve të zeza që na prezantohet si reformë, është depolitizimi i komisioneve që ngrihen.

Manjani thotë se në kushtet ku jemi nuk kemi të bëjmë me komisione të depolitizuara, pasi ato janë komisione të partisë në pushtet.

Një hile e zezë që po vërtitet të na prezantohet si reformë zgjedhore është, depolitizimi i komisioneve. Dëgjova që edhe Kryeministri i pa punë këtë gjë ka thënë.

Kjo do jetë padyshim vrasja e çdo lloj shprese për të mbajtur zgjedhje në vend. Nuk po them të lira e të ndershme, se as që bëhet fjalë.

Por sdo ketë më zgjedhje fare! Pra nëse heqim ballancën politike ku palët ruajnë njëra-tjetrën në komisione dhe ti zëvendësojmë këto të fundit me medemek jo politikë është utopi.

Ku janë këto jopolitikë?! Në administratën monopartiake, apo në shoqërinë civile që këndon sipas donatorit?!

A i patë votimet e 30 qershorit, ku skishte askush që ti ndalonte në masakrën e mbushjes së kutive?!Ky është standarti i reformës se depolitizimit?!

Që ta mbledhim mendjen, ne këtu dhe ata që shkrujnë raporte teorie: komisione zgjedhore të depolitizuara, në shqipëri do të thotë komisione të partisë në pushtet.

Ky do të ishte një atentat shumë i rëndë dhe përfundimtar i demokracisë”,-shkruan Manjani në postimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY