15 vite në Top Channel, çfarë e bëri Albana Osmanin të largohet...

15 vite në Top Channel, çfarë e bëri Albana Osmanin të largohet nga televizioni

305
0
Shares

Prej shumë kohësh, Albana Osmani është lënë në hije dhe moderatoren e talentuar nuk e kemi parë në asnjë program brenda Top-Channel.

Mesa duket dhe vetë moderatores i ka ardhur në maje të hundës kjo neglizhencë dhe ka preferuar largimin. Osmani ka vendosur të largohet nga televizioni.

Këtë lajm e konfirmojnë burime për “Prive”, të cilat bëjnë me dije se kjo gjë ka ardhur si shkak i pakënaqësive të krijuara në punë.

Po, Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta. Përkundër faktit se është një prej ikonave të TOP-it, që prej verës së vitit të kaluar, ajo kishte ngelur pa asnjë program për ta prezantuar ndërsa ka prezantuese të reja që po i udhëheqin 2-3 formate paralelisht. Tashmë nga televizioni nuk përkrahet as fushata ‘Ti je një luledielli’ dhe i kanë hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi” – kështu ka deklaruar burimi i rezervuar për “Prive.al”.

Do të duhet të presim për një prononcim të vetë moderatores që ti vemë vulën këtyre informacioneve, por fakti që ajo nuk shihet ndokund të angazhohet, bën që keto informacione të jenë të vërteta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY