FOTO/Sherri mes dy viktimave në Korçë, zbulohen detaje të tjera: U gjetën...

FOTO/Sherri mes dy viktimave në Korçë, zbulohen detaje të tjera: U gjetën shenja të grisurash në….

394
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga krimi i ndodhur në Korçë, ngjarje e cila tronditi qytetin juglindor dhe ende nuk dihen motivet e qarta.

Ajo që dihet është se Gramoz Nako, emigrant në SHBA, është vrarë nga kunati i Serefedin Zenellari, me një breshëri plumbash. Sherri nisi midis tyre pasi në banesën e Nakos, kunati grabiti 13 mijë euro.

Ky i fundit është vetëvrarë me armën e krimit sapo policia ka mbërritur në banesë për ta arrestuar. Zenellari është mbyllur në banesë duke i dhënë fund jetës me të njëjtën armë me të cilën një natë më parë vrau kunatin e tij.

Sipas policisë 71-vjeçari jetonte i vetëm në banesë. Ai ishte babai i dy fëmijëve ndërkohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij.

Mësohet se para vrasjes ka pasur një përleshje mes viktimës dhe 71-vjeçarit, pasi në kanatjeren e Zenellarit  janë gjetur shenja të grisurash. Nako është babai i dy fëmijëve dhe prej vitesh kishte jetuar në SHBA, ndërsa ishte kthyer në vendlindje pasi vëllai i tij ishte i sëmurë.

Gramoz Nako

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY