FOTO/Ky është shqiptari më i kërkuar në Angli, autoritetet: Na ndihmoni ta...

FOTO/Ky është shqiptari më i kërkuar në Angli, autoritetet: Na ndihmoni ta gjejmë, është i rrezikshëm

238
0
Shares

Autoritetet angleze kanë publikur imazhin dhe të dhënat e një shqiptari, i cili paraqitet me rrezikshmëri të lartë.

Bëhet fjalë për Hektor Mahmutaj, nga Fieri, i cili është shqiptari më i kërkuar nga autoritetet britanike. 43 vjeçari është  i dënuar për vrasje me 25 vite burg në Shqipëri.

Skuadra e ekstradimeve në Policinë Metropolitane në Londër ka kërkuar ndihmën e publikut për vendndodhjen e tij. Gjithashtu ata bëjnë me dije se Mahmutaj është arrestuar në janar të 2018 me qëllim ekstradimi. Megjithatë pas disa seancash, ai u la i lirë me kusht.

Në 27 Mars 2019 ai u zhduk. Sipas autoriteteve britanike Hektor Mahmutaj rezulton të ketë jetuar ilegalisht në Britani për më shumë se 20 vjet, duke përdorur 13 emra false për t’i shpëtuar çdo lloj gjurme që do të çonte ne zbulimin e tij.

Në Prill të vitit 2000 ai u dënuar në mungesë pasi ka vrarë me armë zjarri një person kur ishte në një makinë me tre burra të tjerë në fshatin Bejar.

Nga të dhënat e publikuara nga Interpol, mbi Mahmutajn rëndojnë akuzat e “vrasjes me paramendim, prodhim ilegal dhe mbajtje të armëve dhe municioneve ushtarake, si dhe posedim dokumentesh fallso”.

Zyrtarët e Njësisë së Ekstradimit po kërkojnë në mënyrë aktive vendndodhjen e tij dhe i bëjnë thirrje kujtdo që ka të bëjë informacion të kontaktojë policinë në 101 ose tek numri 6548221/17, Tëeet @MetCC, ose të telefonojë në mënyrë anonime në 0800 555 111.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY