Shkarkimi i Metës/Manja: E pritëm në komision, përgjigjja që na dha

Shkarkimi i Metës/Manja: E pritëm në komision, përgjigjja që na dha

275
0
Shares

Sot në orën 17:00 nisi seanca e posaçme plenare e cila pritet të votojë për të votuar ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Gjatë seancës së sotme e cila pritet të zgjasë rreth dy orë, 70 minuta debat do të jenë në dispozicion të shumicës parlamentare dhe 60 minuta për opozitën parlamentare. Komisioni hetimor do ketë në përbërje të tij 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re.
Ishte kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ai që prezantoi raportin e Komisionit të Ligjeve, në bazë të kërkesës së një grupi prej 55 deputetësh që kërkojnë shkarkimin e Presidentit.

“Duke vlerësuar se me anulimin e datës së zgjedhjeve Presidenti ka kryer një shkelje të rëndë kushtetuese, një grup prej 55 deputetësh ka paraqitur një kërkesë për shkarkimin e Presidentit të Republikës, bazuar ne nenin 90/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 112 të Rregullores se Kuvendit, që normon procedurën që ndjek Kuvendi për shkarkimin e Presidentit. Këta deputetë çmojnë se dekreti i Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore, është në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese të një Republike Parlamentare, të funksioneve të Presidentit të parashikuara nga Kushtetuta dhe të funksionimit e të ushtrimit normal të sovranitetit të popullit”,- tha Manja.

Manja tregoi ndër të tjera se ky komision i dha mundësinë Presidentit të vinte për të dëshmuar, por ky i fundit ka refuzuar përmes sekretares së Presidencës.
“Nisëm shqyrtimin e kërkesës së deputetëve më 19/06/2019 të prezantuar nga deputetët Taulant Balla dhe Ervin Bushati. Zoti Balla paraqiti rrethanat dhe argumentat pse kërkojnë shkarkimin e Presidentit. U vazhdua më pas me punën, relator u caktua Klotilda Bushka dhe Arbnor Shameti. Në rast se do të donte të shprehej ne ishim të detyruar ta dëgjonim edhe Presidentin. Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve kam vënë në dijeni zotin Meta për datën e mbledhjes së komisionit për shkarkimin e Presidentit, që ti garantohet e drejta për tu dëgjuar në komision. Shkresës iu përgjigj sekretarja e Presidencës.

Në këtë shkresë u përballëm me një gjuhë jo etike, ironike dhe aspak të denjë për kërkesën e dërguar prej nesh.Me anë të kësaj përgjigje ajo tregoi se Presidenti nuk donte të dëgjohej nga ligjet. Procedura vijoi në datën 24/06/2019 dhe 26/06/2019. Në dy mbledhje konstatuam se Presidenti ka nxjerrë dekretin 5/11/2018 ku u caktua data 30 qershor 2019 për mbajtjen e zgjedhjeve. Në përmbushje të kësaj date nisi edhe puna për përgatitjen e zgjedhjeve, ishte kryer regjistrimi i partive, ishin depozituar listat”,- tha Manja ndër të tjera.

“Arsyet e dhëna nga Presidenti për anulimin e datës së zgjedhjeve janë:
-Shqetësim për situatën politike në vend
-Nevojë për ctensionim të situatës politike
– Nuk do kete zgjedhje demokratike gjithëpërfshirëse.
KQZ si organ përgjegjës nuk e mori në konsideratë këtë akt dhe arsyetoi se ky akt është i pavlefshëm. Presidenti nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera. Përvec atyrë të parashikuara në Kushtetutë. Akti është nul. Kuvendi me rezolutën për shfuqizimin e dekretit, bazuar në përgjegjësitë që i ngarkon kushtetuta, mbështeti qëndrimin e KQZ për vijimin e procesit zgjedhor duke njohur si aktin e vetëm të lijgjshëm dekretin për dt. 30 qershor. Të konsiderojë inkezistent datën e anulimit të zgjedhjeve e të vijojë me përmbushjen e detyrave po ashtu Kolegji la në fuqi vendimin e KQZ. Vendimi i kolegjit i dha përgjigje edhe debatit mbi paligjshmërinë e dekretit të presidentit.

Cmojnë se dekreti është në kundërshtim të hapur të parimeve kushtetuese të funksioneve të Presidentit. Në arsyetim deputetët nënvijonë se Presidenti ka cënuar parimet e sovranitetit.
Është sjellë arbitratisht me pushtetin, ka anuluar arbitrarisht zgjedhjet, ka cënuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve, ka cënuar parimin e kushtetutshmërise. Ka nxjerrë një akt në kundërshtim flagrant në kundërshtim me ligjin.
Komisioni i ligjeve çmoi se kërkesa është në përputhje me Kushtetutën e rregulloren e Kuvendit. Kërkesa përmban shkaqe nga ato që parashikohen në kushtetutë për të ngritur Kom. Hetimor parlamentar. Pjesë e hetimit është edhe korrespondenca e Presidentit të Republikës. Raporti u miratua me shumicë votash.” perfundoi Manja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY