Sekuestrohen apartamente në Tiranë e Pogradec me vlerë 1 mln euro, dyshimet...

Sekuestrohen apartamente në Tiranë e Pogradec me vlerë 1 mln euro, dyshimet mbi çiftin italo-shqiptar

76
0
Shares

Prokuroria ka vënë nën sekuestro preventive pasuri të paluajtshme në pronësi të dy shtetasve shqiptarë dhe një italiani në vlerën e 1 milion eurove, të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre.

Pasuritë në pronësi të një çifti, burri italian dhe gruaja shqiptare, janë 6 apartamente në Pogradec dhe Tiranë dhe një njësi shërbimi po në kryeqytet. Pronat e tyre i kishin regjistruar në emër të nënës së gruas, pensioniste me banim në Pogradec.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2018, regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale “, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Bazuar në vendimin e datës 05.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, u vendos sekuestro preventive mbi pasuritë, si më poshtë:

– 2 apartamente banimi në Pogradec, me sipërfaqe 175 m2;

– 4 apartamente banimi në Tiranë, me sipërfaqe 420 m2;

– 1 njësi shërbimi në Tiranë, me sipërfaqe 106.5 m2;

Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 1 milion euro.

Shtetasja A.D dhe shtetasi italian F. C. janë proceduar më parë nga Autoritetet Gjyqësore Italiane, nga Guardia di Finanzia e Comos, për veprat penale të mashtrimeve financiare, falsifikimit dhe shitjes së produkteve me shenja false.

Nga hetimi ka rezultuar se të dy këtyre shtetasve, Guardia di Finanza, ju ka sekuestruar rreth 2.388.611 Euro në Itali, të cilat dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti i paligjshëm i tyre.

Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2018 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Pogradec, rezultoi se shtetasja A.D bashkëjeton me shtetasin Italian F. C, dhe banojnë në Itali. Për të fshehur dhe justifikuar këto prona të blera në Shqipëri, i kanë regjistruar në emër të shtetases V.D me banim në Pogradec (nëna e shtetases A.D, pensioniste).

Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrrethit Gjyqësor Pogradec, po vijon punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtyre personave, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY