KLP nis intervistat me kandidatët e SPAK, shumë prej tyre ende nuk...

KLP nis intervistat me kandidatët e SPAK, shumë prej tyre ende nuk kanë kaluar Vetingun

80
0
Shares

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur zyrtarisht me  intervistat për 22 kandidatët për prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, apo siç njihet SPAK. Intervistat e 4 prokurorëve të parë u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi tha për gazetarët në fund të procesit, se se zhvillimi i intervistave me dyer të mbyllura ishte një mundësi e mirë për kandidatët për SPAK që të japin maksimumin dhe të mos ndikohen nga emocionet.

Ai shtoi se të gjitha intervistat janë regjistruar me audio dhe me video, por nuk do të bëhen publike. Sipas tij, regjistrimet e intervistave janë pjesë e procesit administrativ që do të përdoren në rastet kur kandidatët apelojnë vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Por, ndërkohë që KLP zhvillon intervista me kandidatët për SPAK, një pjesë e këtyre prokurorëve janë paralelisht në proces Vettingu. Kreu i KLP u shpreh se mund të ndodhë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të dalin me rezultate të ndryshme për integritetin e një kandidati për SPAK.

Intervistimi i të gjithë kandidatëve parashikohet të zgjasë për 5 ditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY