Seancë e posaçme, Rama mbledh Kuvendin vetëm për shkarkimin e Metës

Seancë e posaçme, Rama mbledh Kuvendin vetëm për shkarkimin e Metës

152
0
Shares

Kuvendi do të mblidhet sërish ditën e sotme për të vijuar me procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 17:00 në seancë të posaçme. Në rendin e ditës, nga kryetari Gramo Ruçi, njoftohet se do të shqyrtohet raporti i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe propozimi i Komisionit, për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta.

Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni është bërë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, pas vendimit të Presidentit Meta për të anuluar 30 qershorin si datë zgjedhjesh dhe për të dekretuar 13 tetor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.

Pas këtij vendimi të Kreut të Shtetit ka pasur një sërë përplasjesh të ashpra mes Qeverisë dhe Presidencës, deri sa mazhoranca ndërmori hapin për shkarkimin e Metës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY