Temperatura deri në 41 gradë, shënohet viktima e parë në Shqipëri

Temperatura deri në 41 gradë, shënohet viktima e parë në Shqipëri

143
0
Shares

Temperaturat e larta në vend kanë shënuar dhe viktimën e parë. Ai është një 77-vjeçar në qytetin e Kuçovës.

Kanë qënë kalimtarët e rastit të cilët e kanë gjetur pa jetë në rrugë. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit por mjekët e spitalit deklarojnë se 77-vjeçari Ferit Kuçi mbërriti pa shenja jete në spital.

Pas ekzaminimit mjekoligjor të viktimës, është deklaruar se vdekja ka ardhur për shkak të “kardiomiopisë së dilatuar” e quajtur ndryshe “zmadhimi i zemrës”.

Sipas mjekëve, kjo diagnozë prek të sëmurët kronikë me zemër dhe vjen si rezultat i dehidratimit për shkak të mospërballimit të temperaturave të larta.

3-ditët e fundit temperaturat kanë arritur në mbi 40 gradë celsius në vend, ndërkohë që në qytetin e Kuçovës termometri këto ditë ka arritur në 41 gradë celsius, për shkak të puseve të naftës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY