Akti i Mirelës nuk është akt i dëshpëruar, ka komentuar një shoqe e saj sot në rrjetet sociale duke iu kërkuar njerëzve që të mos personalizojnë veprimin e saj por ta shohin si një akt revolte të të gjitëhy studentëve që politikat arsimore të qeverisë kanë rrënuar të ardhmen.
“Akti i Mirelës nuk ishte vetëm akti i dëshpëruar i studentes nga Fieri që nuk përballon dot tarifën e masterit, dhe Nikolla nuk është vetëm gruaja-mama-ministre. Prandaj boll me këto personalizimet bajate dhe sofizmat prehistorike “po s’fitove gjë”. Në vend të Mirelës dje mund të kish qenë cilido nga aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin, të larmishëm në shumë aspekte por të bashkuar në vullnete. Në vend të Nikollës, cilido nga hajdutët pa shtyllë kurrizore që na qeverisin.
#NikollaDorëhiqu”, shkruan Viki Cipi.
Mirela Ruko protestoi një ditë më parë ndaj qeverisë duke hedhur një shishe me salcë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikolla.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/