Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë konstatuar një garazh të përshtatur si ambient për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike.
Për pasojë është arrestuar Emerlla Stafa 51 vjeç, banues në Krujë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të mësipërm u konstatua se kishte përshtatur një garazh si ambient për tharjen dhe përpunimin e lëndëve narkotike Cannabis Sattiva.
Nga ana e policisë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale…
• rreth 300 bimë narkotike në proces tharje;
• rreth 5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e thatë
• një armë zjarri pushkë model 56, gjysmë automatike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar në nenet 283, 284 dhe 278/2 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/