U kapën me 205 kg drogë në Shkodër, çfarë vendosi gjykata për...

U kapën me 205 kg drogë në Shkodër, çfarë vendosi gjykata për 5 të akuzuarit

168
0
Shares

Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën e sigurisë për pesë personat e arrestuar gjatë një operacioni ku u sekuestruan 205 kg drogë.

Gjykata ka vendosur të lërë në burg shtetasit Zef Kola, Kristian Melaj dhe Genc Meçaj. Kola dyshohet se ishte kreu i grupit të strukturuar kriminal ndërsa Meçaj bashkëpunëtori kryesor.

Ndërsa për shtetasit Elvis Hysaj dhe Xhusepe Melaj gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Pesë personat sipas policisë, ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në fushën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Pesë personat në bashkëpunim me njëri – tjetrin po kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike.

Sasia e lëndës narkotike u gjet në një furgon, në prani të shtetasve Zef Kolaj dhe Genc Mecej, të cilët do të kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë bashkëpunëtorët e këtyre të fundit, ku gjithsecili kishte rolin e vet në këtë aktivitet kriminal.

Ky operacion u zhvillua në bazë të hetimeve të kryera, mbi këtë grup kriminal, i cili kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë.

Gjatë veprimeve të mësipërme u sekuestrua automjeti tip fugon; lënda narkotike me peshë 205 kg; 4 automjete të markave të ndryshme dhe 5 telefona celularë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY