Ja pyetja themelore për “sukseset” e reformës në drejtësi, Calavera nuk kthen...

Ja pyetja themelore për “sukseset” e reformës në drejtësi, Calavera nuk kthen përgjigje

121
0
Shares

Ylli Manjani, duke publikuar pyetjen e Erind Bushatit ndaj delegacacionit të BE, bie dakord me faktin se ky delegacion nuk ka ndërmarrë asnje analizë të mirëfilltë lidhur me reformën në drejtësi.

Ndjekësi ka pyetur drejtpërdrejtë në faqen e facebook, pyetje të cilave nuk ka denjuar t’u kthejë përgjigje, drejtuesja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera.

Erind Bushati, të cilin nuk e njoh, ngre disa pyetje themelore për “sukseset” e Reformës në Drejtësi.I ngre këto pyetje për Delegacionin e BE që krenohet me eksperiment- reformën që shpikën në Shqipëri.

Erindi pyet:
A u bë ndonjë analizë paraprake rrisku për dështimet eventuale? Si është e mundur që lihet vendi për tre vite pa gjykatë Kushtetuese? A është ky një dështim i madh? Në inkompetencë apo paaftësi?

Lexojeni vetë për më shumë. Por, qartësisht Delegacioni nuk i kthen përgjigje…

Nuk i kthen se nuk ka apo se nuk do, njësoj e shëmtuar është.

Nejse, ajo që unë mund të them është se:
Analizë rrisku nuk pati asnjëherë. Reforma solli këti pasoja që shohim për inkompetencë të ekspertizës së huaj dhe për dashakeqësi të ekspertëve shqiptarë që i shërbyen ekskluzivisht Edi Ramës. Këto të fundit të gjithë të paguar nga Fondacioni Soros.

Mbetem i mendimit se kjo reformë është e cekët, e paplotë sepse merret vetëm me njerëzit jo me drejtësinë në sallat e gjyqit”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY