Rimbursimi i medikamenteve, ish-deputeti: Standarte afrikane, rrezikohen seriozisht pacientët

Rimbursimi i medikamenteve, ish-deputeti: Standarte afrikane, rrezikohen seriozisht pacientët

99
0
Shares

Ish-deputeti Tritan Shehu ka reaguar për një çështje të rëndësishme, siç është ajo e barnave dhe medikamenteve shendëtesore.

Sapo është miratuar lista e re e rimbursimeve, dhe ish-deputeti flet me rezerva për këtë gjë, duke i cilësuar ato të një cilësie të Afrikës.

Sipas tij, nuk po bëhet asnjë përpjekje për të detyruar prodhimin vendas të përmbushë standartet europiane të GMP dhe kjo mund të sjellë rrezik të madh të pacientëve.

REAGIMI I PLOTE

Lista e re e rimbursimeve te medikamenteve, liste e standarteve Afrikano Qendrore.
Asgje te re, vetem propagande rilindase si “shendetesia falas” dikur.
Numri i preparatave aktive vazhdon reth 435 kur mezatarja europiane eshte mbi 2000: eshte shtuar kete vit me vetem dy, ndersa ne listat spitalore 5.

Numri i form dozave per cdo princip aktiv vazhdon shume i vogel. Alternativat e para dominohen nga medikamente te origjinave te pa sigurta te “klienteve” rilindas, te cilat po shtohen duke larguar medikanentet e standarteve te EMA e te tjera te barazvlefeshme, apo duke detyruar pacientet t’i blejne ato. Vlera e rimbursimit ngel 100 M $, e nivelit afrikan kjo per cdo bar, si dhe ne terresi per fryme popullesie.

Mungojne ne shumice barna jetike dhe cilesore ne treg, duke rrezikuar seriozisht pacientet.Asnje perpjekje nuk po behet per te detyruar prodhimin vendas te permbushi standartet europiane te GMP.

Agjensia e Kontrollit te barnave eshte shume larg kapaciteteve te domosdoshme dhe krejt e bllokuar tashme.Ky nivel tragjik i farmaceutikes sone, ka goditur rende edhe kete “sektor publik te menaxhuar nga privati”, operatoret e kompanite serioze te tij.
Por mbi te gjitha godet e demton shendetin e qytetareve dhe “xhepin” e tyre, duke shtuar pagesat direkte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY