“Ra dhe Destili, Erion Veliaj fshin dhe gjurmën e fundit të trashëgimisë...

“Ra dhe Destili, Erion Veliaj fshin dhe gjurmën e fundit të trashëgimisë në Tiranë”

505
0
Shares

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka dhenë një lajm jo të mirë përsa i përket një prej vendeve më të vizituara nga të rinjtë në Tiranë, dhe jo vetëm.

Destili është një prej hosteleve, bareve, mjediseve për të mësuar dhe ambjenti i duhur për organizimin e eventeve, ndërsa tashmë do te ketë fatin e shumë prej ndërtesave të tjera në Tiranë, të cilave u vjen shkatërrimi.

Sipas Këlliçit, kjo ndërtesë e restauruar, funksionale do të shkatërrohet, me një vendim të fundit dhënë nga bashkia Tiranë nën emrin dhe vulën e Kryetarit të saj Erion Veliaj.

Mbrëmë ishte nata e fundit e Destilit, godinë plotësisht e restauruar, funksionale dhe plot jetë, që deri dje, në kuptimin e parë të fjalës, mirëpriste qindra të huaj, studentë dhe aktivitete kulturore. Mesa duket, Erion Veliajn i cili nuk ka asnjë lidhje biologjike apo shpirtërore me kryeqytetin, e motivon dhe inspiron më së shumti shkatërrimi & asgjesimi i vlerave arkitekturore të qytetit dhe lagjeve historike të Tiranës.

Gjatë mandatit të tij në drejtim të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka dhënë 800 e kusur leje ndërtimi duke rrafshuar e betonizuar përditë e më shumë Tiranën historike, ndonëse një nga premtimet e tij kryesore në fushatë ishte “0 beton në qytet”. Kaq mjafton për të kuptuar sa respekt ka ky njeri jo vetëm për banorët e Tiranës, por dhe për trashëgiminë historike të kryeqytetit tonë. Ai po na vjedh përditë jo vetëm të kaluarën e përbashkët, por dhe të ardhmen urbanistike të një qyteti që lehtësisht mund të ishte i jetueshëm në përmasa njerëzore, me parqe, pedonale, kënde lojrash dhe hapësira historike të ripropozuara, të cilat nuk duhet të jenë ishuj në qytete betoni.

Refuzimi masiv i qytetarëve të Tiranës për tu bërë pjesë e farsës tënde të rradhës më 30 qershor, ishte përgjigja më e mirë ndaj modelit tënd destruktiv dhe fasadës tënde të rreme Erion Veliaj”,-shkruan Belind Këlliçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY