Qëllojnë në një ditë, ja manovra e Kuvendit për të shmangur protestën...

Qëllojnë në një ditë, ja manovra e Kuvendit për të shmangur protestën e opozitës

132
0
Shares

Për të shmangur incidente, Kuvendi i ka paprirë atyre duke marrë masa për ti parandaluar.

Duke qënë se më 8 Korrik, opozita zhvillon protestë kombëtare, Kuvendi seancën e asaj ditë do ta mbajë më parë.

Seanca ishte parashikuar të mblidhej në orën 18:00 por tashmë është afruar me një orë, pra do të nisë në orën 17:00.

Opozita njoftoi se do të protestojë të hënën më 8 korrik duke nisura nga ora 20:00. Por referuar precedentëve, protesta është zhvilluar në dy vende, para Kryeministrisë dhe Parlamentit.  Mesa duket kuvendi do të nisë seancën më herët për të shmangur ndonjë përplasje.

E hënë, datë 8.7.2019, ora 17.00
Rendi i ditës

Bazuar në urdhrin nr. 24, datë 4.7.2019 të Kryetarit të Kuvendit
z. Gramoz Ruçi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores).
2. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta. pdf (Rregullore, nenet 48 dhe 112, votim me shumicë të thjeshtë)
Raporti i Komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime (130 minuta debati – 70 minuta shumica parlamentare – 60 minuta opozita parlamentare)
Koha e votimit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY