Fotoja e sikletshme e “mori në qafë”, shkarkohet ministri këmbë përpjetë

Fotoja e sikletshme e “mori në qafë”, shkarkohet ministri këmbë përpjetë

173
0
Shares

Një foto e sikletshme e cila bëri bujë, u bë shkak për shkarkimin nga posti i lartë drejtues. Bëhet fjalë për një ngjarje në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhunin, pasi para dy ditësh dolën disa fotografi të tij duke mbajtur këmbët në dritare të veturës zyrtare.

Pa përmendur arsyen, Haradindaj ka njoftuar me një fjali në Facebook për shkarkimin e zëvendësministrit, shkruan Insajderi.

Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Shukri Maxhuni”, ka shkruar Haradindaj.

Pas publikimit të fotografive që tregonin veprimin aspak të hijshëm në veturën e shtetit, Gazeta Insajderi raportoi se vetura zyrtare në të cilën shihej një person i cili i kishte vendosur këmbët në dritaren, ishte vetura zyrtare e zëvendësministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Shukri Maxhuni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY