Gjata replikon ashpër me Hajdarin: Moj vajzë ti duhet ta meritosh mbiemrin...

Gjata replikon ashpër me Hajdarin: Moj vajzë ti duhet ta meritosh mbiemrin tënd…

106
0
Shares

Deputetja Rudina Hajdari kohëve të fundit kërkon të bëjë “opozitaren” duke dalë kundër të gjithëve, sikurse ky qëndrimi i ri që me mosdjegien e mandatave dhe deri tek dalja kundër presidentit, e kanë rrezikuar të kthehet në një politkane jo shumë të preferuar.

Shumica janë zhgënjyer nga qëndrimet e Hajdarit dhe e kanë kritikuar se nuk po mban si duhet nderin e babait të saj.  Dhe sekretari ligjor i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata i ka kujtuar se duhet ta meritojë mbiemrin e saj. Të dy  janë përfshirë në një debat të ashpër mbrëmjen e djeshme, gjatë diskutimeve për situatën politike në vend në emisionin Open.

Teksa kanë replikuar me njëri-tjetrin, Hajdari është shprehur; “më vjen keq me parafolësin që nuk ka respekt për zonjat dhe nuk mbante mend mbiemrin tim”.

Por, i menjëhershëm ka qenar reagimi i Gjatës, duke i thënë deputetes se ajo duhet ta meritojë mbiemrin që mban.

Moj vajzë ti duhet ta meritosh mbiemrin tënd”,-ka thënë Gjata.

Reagimi i Gjatës ka bërë që Hajdari i është kundërpërgjigjur duke thënë; “Kush je ti, më çfarë pozicioni flet je gjykatës ti që më gjykon mua, apo përse nuk jam dakord me kryetarin e partisë tënde…”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY