Dje, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 bënë të mundur arrestimin në flagrancë të Shpëtim Kruja, 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur “Pallati Ferrari”, në rrugën “Mine Peza”, dyshohet të ketë vjedhur motorin e tipit “Piaggio Liberty”, në pronësi të shtetases F. M.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua motori i tipit “Piaggio Liberty”.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas, kryente këtë veprimtari kriminale, i vetëm dhe operonte kryesisht në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 3, ku është i dyshuar si autor i disa ngjarjeve të ndodhura në juridiksionin e këtij Komisariati. Më konkretisht:
•Më datë 07.08.2016, në Institutin Bujqëdor, ka vjedhur motorin tip “Lifan” të shtetasit S. P.
•Më datë 20.08.2016, në rrugën “Dritan Hoxha”, tek një servis, ka vjedhur motorin tip “Piaggo”, të shtetasit R. M.
•Më datë 10.09.2016, në rrugën “Skënder Kosturi”, ka vjedhur motorin tip “Yamaha” të shtetasit Sh. V.
•Më datë 05.10.2016, në rrugën “Kastriotët”, ka vjedhur motorin tip “Fuego”, të shtetasit A. H.
•Me datë 28.10.2016, në rrugën “Asim Vokshi”, ka vjedhur motorin tip “Yamaha”, të shtetasit G. L.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhje më shumë se një herë”, parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/