Xhafaj: SHBA garanci kyçe për reformën në drejtësi

Xhafaj: SHBA garanci kyçe për reformën në drejtësi

87
0
Shares

Ndërkohë, në ditën e festës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ish kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, ka zgjedhur që përpos urimit simbolik, të përcjellë edhe një mesazh mes rreshtash për kreun e shtetit. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Xhafaj shkruan se SHBA është garancia kyçe që e ka bërë reformën të pathyeshme.

“Sot, më #4korrik, është dita për t’i shprehur mirënjohjen për gjithçka ka bërë në vite për vendin e popullin tonë!
Momenti për t’i falenderuar për mbështetjen e jashtëzakonshme në hartimin e Reformës në Drejtësi dhe zbatimit të saj, si garanci kyçe për ta bërë atë të pakthyeshme”, shkruan ish-ministri në Twitter.

Ndërkohë, Xhafaj shpreh edhe mirënjohjen për bashkëpunëtorët të cilët kontribuan për implementimin e reformës.
“I shpreh mirënjohjen e veçantë të gjithë atyre miqve e kolegëve amerikanë, në Uashington dhe në Tiranë, me të cilët kam pasur mundësinë të bashkëpunoj fort ndër vite, për forcimin e zbatimit të ligjit e shtetit të së drejtës dhe veçanërisht për Reformën në Drejtësi”, nënvizon Xhafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY