Korrupsioni “nxin” Shqipërinë, Barometri i Ballkanit: Përkeqësim!

Korrupsioni “nxin” Shqipërinë, Barometri i Ballkanit: Përkeqësim!

99
0
Shares

Shqipëria vijon të mbetet në listën e zezë të Ballkanit sa i takon korrupsionit. Rezulton se korrupsioni në vendin tonë ka ardhur duke u përkeqësuar.

Një përfundim i tillë është nxjerrë nga studimi i përvitshëm i Barometrit të Ballkanit mbi perceptimet dhe sjelljet e qytetarëve të rajonit, lidhur me një sërë faktorësh socialë, politikë dhe ekonomikë.

“Perceptimi për korrupsionin mbetet i lartë. Ashtu siç ka ndodhur që prej 2016-s, shqiptarët janë ata që raportojnë numrin më të lartë të rasteve të mitmarrjes në krahasim me rajonin. Gati gjysma e të intervistuarve shqiptarë thonë se kanë dhënë para’ në këmbim të shërbimeve mjekësore.

Gjërat janë përkeqësuar në Shqipëri. Shqiptarët kanë raportuar se ka rritje të kostos së ryshfetit, ku korrupsioni thuhet se është më i lartë se në vitin 2017″, thuhet ndër të tjera në raport.

Vetë qytetarët shqiptarë pranojnë që më të korruptuarat janë partitë politike, shërbimet mjekësore, sistemi gjyqësor dhe Parlamenti. Krahasuar me vitin e kaluar, Shqipëria ka shënuar një rënie prej 7%.
Gjithashtu, problem shqetësuar për Shqipërinë dhe gjithë rajonin vijon të mbetet edhe papunësia, ashtu si mungesa e sigurisë ekonomike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY